Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 3:32 e pasdites

Programi Suedezo-Shqiptar për Mbështetjen e Negociatave Shqiptare për Mjedisin Kapitulli 27 (SANE27) mbajti takimin e parë të Bordit të Programit

27 Sht 2018

Më 26 shtator 2018, Programi Suedezo-Shqiptar për Mbështetjen e Negociatave Shqiptare për Mjedisin Kapitulli 27 (SANE27) mbajti takimin e parë të Bordit të Programit ku përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ambasadës Suedeze dhe Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit përmblodhën punën e kryer gjatë gjysmës së parë të vitit.

Gjatë takimit, u prezantuan dhe u diskutuan nga anëtarët e bordit, Raporti Fillestar dhe Plani i Aktiviteteve.

Aktivitetet kryesore gjatë fazës së fillimit:

- identifikimi i prioriteteve për bashkëpunim në kuadër të Kapitullit 27 Mjedisi,

- krijimi i ekipit për projektin,

- vendosja e kontakteve me autoritetet kryesore në Shqipëri.

Hapat e ardhshëm për projektin, brenda gjysmës më të afërt të vitit, do të jenë:

- zhvillimi i dokumentit të qasjes për Kapitullin 27 Negocimi,

- metodologjia për vlerësimin e hendekut të situatës aktuale në lidhje me transpozimin, kapacitetet administrative dhe zbatimin e acquis së BE-së për mjedisin, duke filluar me vlerësimin e boshllëkut me angazhimin e ekspertëve kombëtarë,

- dhe zhvillimi i udhëzimeve për komunikimin e grupeve të interesit. Në periudhën e ardhshme, janë planifikuar disa takime pune dhe seminare për mbështetjen e roleve të OJQ-ve në negociatat me BE-në; planifikimin për investimet dhe financimet edhe në nënsektorët për menaxhimin e mbeturinave dhe ujit, ajrit dhe kontrollin e emetimeve të industrisë. Takimi i radhës i Bordit të Programit do të zhvillohet në shkurt 2019 dhe do të prezantojë planin e punës për gjashtëmujorin e ardhshëm.