Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 12:09 e pasdites

Panairi i BE në Tiranë

15 Maj 2019

Më 11 maj 2019, Panairi i BE-së, ngjarja më e madhe e Javës së Evropës, ishte një pasdite informuese në pedonalen Toptani në Tiranës, e mbushur diskutime dhe shkëmbime kushtuar Evropës.

Nga 31 stendat, 12 ishin dedikuar vetëm për çështjet e të rinjve, 16 përfaqësonin shtetet e ndryshme anëtare të BE-së, dhe pjesa tjetër ishin të zënë nga organizata të ndryshme rinore dhe të shoqërisë civile.
Ambasadori i BE Luigi Soreca, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Ambasadori Suedez Johan Ndisi si dhe ambasadorë të shteteve të tjera anëtare të BE vizituan stendat dhe morën pjesë në debat. Vizitorët treguan interes të madh në stendën suedeze dhe informacionin e shfaqur në lidhje me Suedinë dhe atë që Suedia bën në Shqipëri. Ndërsa mësonin më shumë për Suedinë, vizitorët mund të merrnin edhe një shije të Suedisë duke provuar simite  freskëta më kanellë.