29 Pri 2025, 11.00 e pasdites
Ambasada e Suedisë në Tiranë do të vazhdojë turin nëpër Shqipëri. Këtë vit do të shkojmë në Durrës. Ne do të udhëtojmë për të takuar njerëz, biznese dhe institucione që së bashku përbëjnë marrëdhënien e fortë mes dy vendeve tona. Shpresojmë të takojmë sa më shumë njerëz që janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth Suedisë dhe projekteve të bashkëpunimit për Zhvillimin Suedez në Durrës.
Ambasada pop-up 11.00-13.00 tek pedonalja përballë Bashkisë. Ejani dhe vizitoni stendën tonë për disa "fika" suedeze (simite me kanellë dhe lëng frutash). Pyesni për Suedinë, bashkëpunimin suedezi-shqipëri, kulturën suedeze, bizneset dhe gjuhën suedeze. Do të keni mundësinë të takoni Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, kolegët e tij nga Ambasada dhe partnerët tanë në Durrës. Këtë herë kemi kënaqësi të vecantë pasi do të kemi kolegë nga ambasadat e tjera suedeze në rajon.