Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 5:19 e paradites

Suedia në Udhetim - Pukë

07 Maj 2024, 5.00 e pasdites

Ambasada e Suedisë në Tiranë do të vazhdojë turin nëpër Shqipëri. Këtë vit do të shkojmë në Pukë. Ne do të udhëtojmë për të takuar njerëz, biznese dhe institucione që së bashku përbëjnë marrëdhënien e fortë mes dy vendeve tona. Shpresojmë të takojmë sa më shumë Pukjanë që janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth Suedisë dhe projekteve të Bashkëpunimit Suedez për Zhvillim në Pukë.

7 maj

Ambasada pop-up 17.00-19.00 tek pedonalja përballë Bashkisë. Ejani dhe vizitoni stendën tonë për një "fika" suedeze (simite me kanellë dhe lëng). Pyesni për Suedinë, bashkëpunimet suedeze-shqiptare, kulturën suedeze, bizneset dhe gjuhën suedeze. Do të keni mundësinë të takoni Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, kolegët e tij nga Ambasada dhe partnerët tanë në Pukë.

Nga 11 prill deri më 8 maj

Ekspozita Re:Waste - Si Suedia po rimendon trajtimin e mbetjeve do të shfaqet në sallën kryesore të Pallatit të Kulturës nga ora 10.00-12.00, nga e hëna në të premte.